Aksident i trefishtë në Shkodër, plagosen 6 persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Gjashtë persona, identitetet e të cilëve nuk dihen ende kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident automobilistik, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin Shkodër-Koplik, në zonën e njohur si vija e Vrakës.

Tre mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë, mësohet se gjashtë persona kanë mbetur të plagosur. Dy autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë dërguar me urgjencë të plagosurit në spitalin e Shkodrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa katër të tjerët, jashtë rrezikut për jetën.
Shtuar më 16/08/2020, ora 23:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori