Aksident i trefishtë në aksin Ura Vajgurore-Berat me disa të plagosur
Pëlqej
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Ura Vajgurore-Berat.

Në këtë aksdient janë përfshirë 3 makina, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e kësaj përplasje.

Si pasojë e këtij aksidenti në të dhënat paraprake nuk raportohet për viktim, por vetëm për disa të palgosur të cilët janë transportuar menjëherë në spital.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:20 në aksin rrugor Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë u përfshinë në aksident tre mjete. Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60 vjeç, banues në Vlorë. Për pasojë u dëmtuan shtetasit Xh.B, A.A, dhe nëna e tij shtetasja F.A, 70 vjeçe e cila ishte pasagjere.

Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori