Aksident i trefishë në Balldre-Lezhë, makina kthehet përmbys
Një aksident i trefishë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Balldre-Lezhë në vendin e quajtur “Ura e Muratit.

3 automjete mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin por fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Banorët e zonës të cilët kanë qenë pranë vendit të ngjarjes kanë deklaruar se ka qenë shpejtësia e mjetit Audi që ka bërë që ai të dalë nga rruga dhe të bëhet shkak i përplasjes së trefishtë.

Një nga automjetet ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes dhe ka marrë dëmtime të rënda.

Shtuar më 27/10/2020, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori