Aksident i rëndë te Pallati me Shigjeta, mjeti përplas këmbësorin dhe largohet (VIDEO)
Një
aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë, ndërsa i
plagosur ka mbetur një person.
Sipas dëshmitarëve që kanë qënë në vendngjarje, qytetari që gjendet i shtrirë në rrugë është përplasur nga një mjet, i cili është larguar më pas nga vendi i ngjarjes, shkruan FaxWeb.
Nuk dihet ende identiteti i personit që ka mbetur i
plagosur dhe as detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Kanë qenë qytetarët e pranishëm në rrugë ata që janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë personit të
plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018,
ora 10:18