Aksident i rëndë, përplaset për vdekje 53 vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnjë.

Sipas policisë, rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 01/12/2020, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori