Aksident i rëndë në Shtime, një i vdekur, 10 të plagosur
Një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në rrugën kryesore që lidhë Prizrenin dhe Prishtinën në Shtime, kur një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin, duke goditur shumë vetura dhe duke plagosur kalimtarët e rastit. Bëhet fjalë për dëmtim të sistemit të frenimit të kamionit në fjalë, i cili pasi humbi kontrollin, ka goditur 16 vetura dhe ka plagosur rëndë 10 persona të tjerë, kalimtarë të rastit. Nga ky aksident ka humbur jetën një 12 vjeçar, i cili po kalonte rrugën, pasi ishte duke duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi. Gjendja e të lënduarve thuhet të jetë stabile dhe shumë prej tyre pritet të lëshohen nga QKUK-ja në orët e mbrëmjes. Policia po e heton ngjarjen, ndërsa ka marë në mbajtje ngasësin, përgjegjës për këtë aksident të rëndë.
Shtuar më 17/09/2010, ora 19:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori