Aksident i rëndë, motori përplaset me furgonin, humb jetën i riu
Një i riu shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur këtë mëngjes në Villamarina të komunës italiane Cesenatico.

Siç raportojnë mediat italiane, viktima është Ledio Cërriku, me banim në shtetit fqinjë, i cili të mërkurën do të festonte ditëlindjen e tij të 20-të.

Aksidenti – Ora shënonte rreth 9:30, kur i riu, nën drejtimin e një “Piaggio Liberty” është përplasur me një “Fiat Ducato” të drejtuar nga një 37-vjear italian, në kryqëzimin e rrugëve “Bramante” e “Raffaello”. Impakti ka rezultuara fatal për të riun shqiptar, i cili nuk ka mundur të mbijetoje. Raportohet se ai ka përplasur kokën dhunshëm në asfalt duke humbur jetën në vend. Ka nisur hetimi nga autoritet italiane për zbardhjen e ngjarjes. /BN/
Shtuar më 19/08/2019, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori