Aksident i frikshëm në Lezhë, humb jetën 62 vjeçarja
Pëlqej
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 62 vjecareje këtë mbrëmje në Lezhë.

Ajo ka qenë duke ecur në këmbë, ndërkohë që një makinë tip Benz, i ka marrë jetën duke e përplasur.

Informacion paraprak

Me datë 18.06.2018, rreth orës 23:20, në aksin rrugor Lezhë - Milot, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësoren shtetasen P.P. 62 vjeçe banuese në Shkodër e cila ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori