Aksident i frikshëm në Greqi, dyshohet për një 15 vjeçar shqiptar të vdekur (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Pirgos-Methonis në Greqi, pjesë e të cilit është bërë edhe një 15 vjeçar shqiptar.

Një makinë ku ndodheshin tre adoleshentë, njëri shqiptar, një tjetër bullgar dhe një grek është përplasur me një tjetër mjet nga pas duke u kthyer në një grumbull hekurishtësh, raporton Albeu.com.

Autoritetet greke konfirmojnë se dy prej adoleshentëve kanë ndërruar jetë, ndërsa njëri është në gjendje të rëndë në spital duke mos bërë të ditur identitetet e tyre.

Aq e fortë ishte përplasja dhe aq shumë ishte dëmtuar makina e tyre sa që zjarrfikësve iu desh të përdornin mjete speciale për hapjen e hekurishteve me qëllim nxjerrjen e trupave të të aksidentuarëve. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2018, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori