Aksident i frikshëm në Fier, makina përfundon në kanal
Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Fier-Levan. Sipas policisë një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Kthesa e Liqenit, duke përfunduar në kanal.

"Automjeti tip Land Rover me targa AA 129 NS ka pësuar dëme të shumta materiale ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë më të cilën lëvizje drejtuesi i automjetit.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 24/03/2019, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori