Aksident i frikshëm në Elbasan, dërgohen me urgjencë në spital 5 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan ku për shkak të një parakalimi të gabuar kanë mbetur të plagosur 5 persona të cilët janë nisur me urgjencë për në spital.

Mwsohet se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Elbasanit ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes përgjatë aksit Elbasan-Peqin për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Për shkak të kthimit të pushuesve nga plazhi, është krijuar radhë e gjatë e automjeteve duke krijuar trafik.
Shtuar më 12/07/2020, ora 19:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori