Aksident fatal në New York, vdes tragjikisht çifti shqiptar nga Malësia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e ditën e djeshme në New York.

Mësohet se për shkak të një aksidenti, ka gjetur vdekjen një çift shqiptar.

Aksidenti ndodhi në Urën “George Washington” dhe informacioni u bë me dije nga autoritetet vendase.

Një makinë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.

Në makinën tip Honda udhëtonin dy shqiptarë nga Malësia: Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e Bisere Frluckaj, 47 vjeçe.

Çifti prej vitesh jetonte në Bronx. Gruaja ndërroi jetë në vend ndërsa humbi jetën pasi mbërriti në spital.

Shoferi automjetit tjetër mori vetëm disa lëndime dhe është jashtë çdo rreziku për jetën.

Shtuar më 29/08/2020, ora 08:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori