Aksident dramatik në Gjermani, mbytet fëmija shqiptar 10 vjeç
Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani ku një fëmijë vetëm 10 vjeç ka humbur jetën duke u mbytur në lumin Niers të Goch.

Fëmija u gjet pa shenja jeta nga zhytësit rreth orës 15:30 minuta dhe u vendos në gjendje reaminacioni.

Vogëlushi nuk mundi të mbijetojë, por humbi jetën rreth orës 17.00 minuta pasi ishte në gjendje kome.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një park mjaft të vizituar gjatë fundjavës ku fëmija shqiptar po luante bashkë me fëmijë të tjerë kur aksidentalisht ra në lumë. /Albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori