Aksident: Autobusi përplaset me makinën, tre të vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ku kanë mbeturvdekur tre persona të një familje.
Nga përplasja e fortë kanë mbeturvdekur Autobelt, Suela e Kejsi Shota, ndërkohë Ervis Shota është dërguar i plagosur rëndë në spitalin Ushtarak të Tiranës.

Sipas policisë në këtë aksident janë përshirë një autobuz dhe një automjet i tipit “Wolsvagen”. Nga aksidenti mësohet se kanë humbur jetën tre persona dhe një i katërt ka mbetur i plagosur.
Makina është përplasur nga autobusi pas tentativës për të hyrë në rrugën kryesore.

Autobusi ishte drejtuar nga Fushë Kruja për në qytetin e Durrësit./albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori