Akademia e Shkencave injoron Edi Ramën, Gudar Beqiraj zgjidhet kryetari i ri
Pëlqej
Debati për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave dhe thirrja e prerë e Kryministrit Edi Rama për reformimin e ASH duket se ka rënë në vesh të shurdhët.

Akademia e Shkencave prej paradites ka nisur procesin e votimit per zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarin e ri dhe bashkë me ta edhe disa anëtarë të rregullt të Akademisë.

Rama me thirrjen “Stop Farsës”, i bëri thirrje akademisë të bëjë urgjent reformimin, në të kundërt jo vetëm nuk do të shohe asnjë qindarkë nga buxheti, por do të dorezojë edhe godinën.

3 anëtarë të jurisë kanë votuar kundër dhe 28 anëtarë pro zgjedhjes se Gudar Beqiraj si kryetari i ri.

Pas numërimit, Gudar Beqiraj u shpall kryetar i ASh. Ne gare me matematikanin ak.Gudar Beqiraj për postin e kryetarit ishte dhe arkeologu, ak. Myzafer Korkuti për atë të zv.kryetarit. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori