AK: Shteti të hetojë konçesionet e zeza
Aleanca “Kuq e Zi” është shprehur në mbrojtje të minatorëve të Bulqizës, duke i bërë thirrje shtetit të reagojë për ta zgjidhur këtë situatë. Përmes një deklarate për shtyp AK-ja i ka kërkuar qeverisë të hetojë koncesionet e minierës së Bulqizës.
“Minatorët janë qytetarë kuq e zi. Shteti duhet të mbrojë minatorët dhe të drejtat e tyre dhe të hetojë koncesionet e zeza. Atdheu nuk shitet me koncesione të zeza” thuhet në deklaratë.

Në përfundim të deklaratës aleanca “Kuq e Zi” i ka cilësuar koncesionet si skllavëruese që shkatërrojnë pasurinë kombëtare.

“Duhet të mbrojmë dinjitetin dhe jetën e shqiptarëve. Minierat janë kthyer në `gërmo, skllavëro, merr dhe ik`” . /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2011, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori