Reali humbi shansin për të kapur kreun, Zidane: Jam i zemëruar me disa vendime të gjyqtarit

Real Madridi nuk shkoi me shumë se barazimi 2-2 ndaj Sevilles në “Alfredo Di Stefano”, duke humbur shansin e artë për të kapur kreun e klasifikimit vetëm 3 javë nga fundit.

Rezultati mund të ishte edhe më i keq nëse Hazard nuk do ta devijonte atë top në minutat shtesë.

Pas ndeshjes, trajnetri i Realit, Zinedine Zidane i cili njihet si një trajner që nuk merret me vendimin e gjyqtarëve ketë herë u shpreh i mllefosur me disa nga vendimet e gjyatarit.

“Unë nuk kuptoj asgjë nga gjyqtari. Nëse ka një prekje me dorë tek Militao, atëherë është prekje me dorë edhe tek Sevilla ”,tha ai.

“Nga ajo çfarë pashë, unë pashë dy prekje me dorë dhe nuk kuptoj përse u dha vetëm një penalti në fund”, shtoi ai.

“Nuk jam i bindur nga ato që ai më tha. Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët e ndeshjeve, por sot jam i zemëruar për këtë çfarë ndodhi këtu”, tha Zidane.

“Ne merituam më shumë sot, sepse pjesa e dytë ishte spektakolare nga skuadra ime dhe ne do të luftojmë deri në vdekje deri në fund për ta fituar titullin në La Liga”, përfundoi Zinedine Zidane. /albeu.com/


Shtuar 10.05.2021 10:15