AK, PDIU dhe VV tentojnë të bllokojnë autobusët grekë
Aktivistë të PDIU-së, Aleancës Kuq e Zi dhe lëvizjes Vetëvendosja kanë nisur mëngjesin e sotëm protestat kundër festimeve të shtetit helen në Shqipëri. Në shtetin helen sot shënohet 72 vjetori i fillimit të luftës italo-greke, ditë e cila në Greqi është festë kombëtare dhe nderon të rënët e luftës.

Mëngjesin e sotëm teksa pritej mbërritja e autobusëve grekë në tokën shqiptare, për të festuar në memorialin e ushtarëve të rënë, PDIU, AK dhe VV janë tubuar në urën e Dragotit në Këlcyrë në shenjë proteste, por kanë hasur në rezisstencën e policisë.

Në një prononcim për NEWS 24, përfaqësuesi i PDIU-së, Ardit Bido deklaroi se nuk pranojnë që në tokën shqiptare të festohet nga shteti helen ushtria e së cilës erdhi si pushtuese në vendin tonë. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2012, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori