Janė paralajmėruar
protesta masive nėpėr rrjetet
sociale nė tė gjitha qytetet shqiptare tė vendit. Arsyeja siē dihet ėshtė ngritja e zėrit kundėr dhunės sė policisė dhe proceseve tė montuara. Nė komentet qė figurojnė nėpėr rrjetet
sociale, protestat synohen tė mbahen menjėherė pas faljes sė namazit tė xhumasė.
Nė mėnyrė masive ata paralajmėrohen tė organizohen nė Shkup, Kumanovė, Tetovė, Gostivar, por nuk pėrjashtohen edhe qytetet si Strugė, Kėrēovė e Dibėr. Edhe pse nuk dihet se kush zyrtarisht qėndron pas kėtyre
protestave lajmi me gjithė ėshtė pėrhapur, ndėrsa paralajmėrohen edhe kundėr
protesta, pra nga ana e palės maqedonase.
Edhe pse njė link i krijuar nė "Facebook", nga Aleanca Kuq e Zi-
Maqedoni, flet pėr kinse organizimin e protestės kjo ėshtė demantuar nga ana e tyre, pra nga vetė kreu i kėsaj Lėvizje, Kreshnik Spahiu.
"Jo nuk i kemi organizuar ne kėto
protesta, ne kemi
protesta nė Tiranė edhe atė pėr arrestimet serbe ne Luginėn e Preshevės, ku do tė marrė pjesė edhe Ragmi Mustafa. Kurse sa i pėrket arrestimeve nė
Maqedoni, ne si Aleancė kemi pas dy apo tre reagime brenda javės, por edhe njė editorial, kėshtu qė ne shprehim keqardhje pėr arrestimet nė
Maqedoni", tha lideri i AKZ-sė, Kreshnik Spahiu pėr Zhurnal.
Nga policia e Maqedonisė pohojnė se edhe pse kėto
protesta janė tė organizuara pėrmes rrjeteve
sociale, ministria ėshtė duke e pėrcjellė situatėn me seriozitetin mė tė madh. Sepse siē thonė ata, ka pasur raste qė pėrmes kėtyre rrjeteve, protestat tė eskalojnė nė dhunė.
Pėrmes rrjeteve
sociale, janė paralajmėruar
protesta edhe para selisė sė BDI-sė nė Tetovė, por tė njėjtin organizim tė
protestave pėr vetėm njė ditė mė vonė e kanė bėrė edhe shumė tė rinj maqedonas tė cilėt kanė ftuar qytetarėt nė
protesta kundėr shqiptarėve. Ky grup i maqedonasve apostrofohet si grupi Protestė para Qeverisė, ndėrsasi pėrkrahės janė regjistruar mbi 1000 persona, ku komentet janė kryesisht anti-shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2012,
ora 08:10