AK: Ndërhyrja e Athinës precedent unik
Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar heshtjen e diplomacisë shqiptare pas deklaratës së ministrit të jashtëm të Greqisë, Stavros Dimas i cili e cilësoi një zhvillim të turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit etnik grek në Shqipëri dënimin e kreut të OMONIA-s Naum Disho me një vit burg.


Aleanca Kuq e Zi akuzoi Athinën se po ndërhyn në sovranitetin e vendit ndërsa e quan të turpshëm mos reagimin e diplomacisë shqiptare. “Athina digjet diplomacia greke krihet. Ndërhyrja e Athinës precedent unik. Turp heshtja e diplomacisë shqiptare.”- theksohet në deklaratën e Aleancës.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Dimas e cilësoi dënimin e Naum Dishos si një zhvillim të turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit etnik grek në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2012, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori