Nga refuzimi i puthjeve në publik te planet për fëmijë, Hailey tregon gjithçka për lidhjen me Justin

Hailey dhe Justin Bieber kanë realizuar një set fotografik për Vogue Italia dhe kanë zbuluar detaje nga lidhja e tyre 2-vjeçare. Modelja ka pranuar se në fillimet e lidhjes me këngëtarin refuzonte që ata të shkëmbenin puthje në publik dhe ka treguar arsyen pse.

“Ishte e vështirë për mua të kuptoja si të qëndroja në një lidhje të tillë, nën sytë e të gjithëve. Por vjen një kohë kur duhet të përqafosh realitetin dhe të pranosh kush je”, ka thënë Hailey.

Ajo vazhdoi më tej: “Për një kohë të gjatë nuk mund ta bëja. Nuk e puthja në publik. Nuk më pëlqente ideja që njerëzit mund të shinin në momente të caktuara. Por kuptova se kjo është një betejë që në vend të të mbrojë, të lodh. Fakti është se ne e duam njëri-tjetrin dhe nuk ka asgjë për të fshehur”.

Gjatë intervistës 23-vjeçarja ka treguar nëse është gati të bëhet me fëmijë me Justin.

“Gjëja më e çuditshme është se gjithmonë kam dashur të kem fëmijë, por tani që jam e martuar, ndjej se nuk është shumë urgjente. Unë jam një vajzë ambicioze me shumë projekte. Do të ndodhë, por jo tani”, është shprehur Hailey.

Justin ka treguar se është në të njëjtin mendim me bashkëshorten, sepse ata duhet të njohin akoma më shumë njëri-tjetrin para se të marrin vendimin për t’u bërë prindër.


Shtuar 6.10.2020 10:59