Bayern Munchen vendos për të ardhmen e Ivan Perisic

Një “thesar” i çmuar për Interin e Antonio Conte, i cili do të jetë në gjendje të llogarisë miliona që rrjedhin nga shitja përfundimtare e Ivan Perisic. Lojtari kroat duket se e ka bindur Bayern Munich, i cili dëshiron ta shpaguajë plotësisht gjatë verës (pas huazimit).

Sipas asaj që raportohet nga “Bild”, menaxhmenti bavarez ka vendosur të procedojë me blerjen përfundimtare të ish-mesfushorit zikaltër, i cili do të kushtojë diçka midis 15 dhe 20 milionë euro.

Pas kontakteve të para mes palëve, shfaqet gatishmëria e gjermanëve për të mos i kursyer disa miliona, duke marrë parasysh edhe dëmtimin e keq të kyçit të këmbës, që lojtari pësoi gjatë sezonit aktual.

Një shumë që skuadra e Conte do të jetë në gjendje ta investojë përsëri në merkato, gjatë verës. Duke pritur që garat e ndryshme futbollistike të rifillojnë, lajme të rëndësishme merkatoje priten nga Interi.


Shtuar 19.03.2020 11:37