"Ai ndoshta do të dal fitues" gazetari që mposhti koronavirusin dyshues për fatin e të atit
Gazetari nga Kosova Berat Buzhala ka reaguar sërish një ditë pasi bëri një thirrje publike për personat që nuk besojnë se koronavirusi është një virus i rrezikshëm ndërsa tregoi edhe gjendjen e vështirë shëndetësore që po kalon i ati pasi është infektuar prej disa ditësh.

Së fundmi Buzhala bën me dije se e gjithë familja e tij është duke e kaluar virusin, por teksa anëtarët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndryshe po ndodh me të atin që po lufton sipas tij me virusin, ndërsa me sa duke gjendja është e vështirë pasi ka sëmundje të tjera shoqëruese.

Reagimi i plotë:

Sqarim: Meqe po me shkruajne shume te njohur dhe shume miq te brengosur, atehere dua t’i sqaroj te gjithe: Sot eshte dita e 15 prej kur i kam pase simptomet e para, kurse eshte dita e 13 kur kam dale pozitiv. Tash e pese dite nuk kam asnje shqetesim, edhe pse edhe ato qe i kam pase kane qene minore ne krahasim me disa te tjere qe po i shohim dhe po i lexojme. Ne gjendje shume te mire jane te gjithe te tjeret, perfshi femijet, nanen, bashkeshorten, motrat dhe vellau dhe femijet e tyre.

Ne anen tjeter gjendja e babes nuk eshte e mire. Ai po lufton si luan per te kaluar kete semundje, edhe pse nuk duket shume e lehte. Gjendja e babes perpara infektimit me virus nuk ka qene e keqe. Si cdo shqiptar i moshes mbi 70 vjecare ka pase problem shoqeruese, por asnjera prej tyre nuk ka qene kritike. Ka pase pak diabet, pak tension, pak obesitet, por, bie fjala, ka qene mjaft aktiv, sic e dini edhe prej statusave te mehershem 🙂 💔.

Ne po shpresojme qe ai ndoshta do te dal fitues, po brohorasim sa po mundemi ne favor te tij, por ne te gjithe e dime, qe ne cfaredo rrethane ai do ta vinte veten ne linje e pare te frontit, per te na mbajtur ne te shendosh. Baba eshte nje trim dhe nje person i forte sikur guri.

C’est la vie 🤷‍♂️
Shtuar më 06/07/2020, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori