Ai i propozoi martesë nga gjykata, e dashura i përgjigjet Izet Haxhisë
Pëlqej
Ditën e sotme Izet Haxhia doli para gjykatës ku kërkoi përballje me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe rihapjen e dosjes Hajdari.

Por ai i habiti të gjithë kur nga kafazi i hekurt i kërkoi martesë të dashurës së tij, e cila sipas informacioneve është në Turqi.

Çifti u shkëput fizikisht kur Haxhia erdhi në Shqipëri për t'u përballë me akuzat për vrasjen e Azem Hajdarit dhe dosjes së tij.

Kësaj pyetjeje e dashura e tij i është përgjigjur me po.

Postimi i plotë:

Sot , jemi vetem une e ti!
Dhe dashuria!
Princi im i kalter, plot histori dhe aventura te panumerta, me dallge e tallaze qe do kishin shembur edhe nje mal… por jo ty, kurrsesi!

Sot, me bere nje pyetje publikisht..( ne fakt, ishim grindur pak si kokeforte gjaknxehte qe jemi te dy😀) Dhe ja pergjigjia ime, i cmenduri im i mençur,prej mjalti e prej hekuri:

Ne emer te pasionit: PO!

Ne emer te gjakut qe me rremben aq vrrullshem kur jam me ty:PO!

Ne emer te embelsise qe ti me mbeshtjell cdo dite: PO!

Ne emer te miqesise, si miku im me besnik: PO!

Ne emer te dashurise tone te shenjte: PO!

Ne emer te te gjitha dashurive:PO!

NE emer te lumturise: PO!

Ne emer te se drejtes per te jetuar nje perralle, si kjo e jona: PO!

Ne emer te jetes qe eshte tani, as dje, e as neser: PO!

Ne emer te arsyes magjike : PO!

Ne emer te vuajtjeve e sakrificave tona: PO!

Ne emer te muzikes qe kemi qare e qeshur aq here: PO!

Ne emer te beses se dhéne: PO!

Ne emer te lirise te shpirtrave tane: PO!

Miliona Po….Miliona arsye per te te thene PO…!
Do martohem me ty!
Kudo e sido qofte!
T a jap besen e shpirtit e te gjakut!

Te dua me shume se dje e shume me pak se neser, Izet Haxhia!

Me ty, deri ne fund… per nje fillim te pafund lumturie!

Kokashta jote! /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori