Jahti i braktisur në Shëngjin, Policia jep informacionin zyrtar
Më datë 06 shtator, rreth orës 21:00 , rreth 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit në detin Adriatik, është konstatuar një mjet lundrues tip Jaht me mbishkrim ATIK BEY .

Policia Kufitare e Shëngjinitbashkëpunim me forcat policore të stacionit Shëngjin dhe Kapitenerinë, transportuan këtë mjet për në Portin e Shëngjinit ku aktualisht ndodhet i bllokuar.

Nga kontrolli i mjetit nuk është konstatuar asnjë person dhe asgjë e kundraligjshme brenda tij, përveçse disa dokumenta me identitet S.Y., 31 vjeç, banues në Turqi, i cili dyshohet si pronari i tij.

bashkëpunim me Interpol Tirana po vijojnë verifikimet në bashkëpunim me homologët si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lidhur me gjetjen e jahtit luksoz të gjetur në afërsi të portit të Shëngjinit kanë dalë detaje të reja në bazë të të cilave mësohet se ai ka vlerën e rreth 2 milionë eurove.

Roja i portit Nikoll Doda ka treguar se peshkarexhat e kanë gjetur reth 18 milje në det të hapur dhe pasi janë ofruar duke mos gjetur asnjë person brenda tij, kanë lajmëruar Policinë Kufitare. Roja bregdetare hedh dyshime se personat që kanë qenë në bordin e saj ose mund të jenë marrë peng ose të jenë vrarë, duke argumentuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shëngjin.

Ndërkohë më herët, të reja me rëndësi mësohen nga jahti milionerit turk, që u gjet i braktisur sot në ujërat shqiptare dhe u ankorua në portin e Shëngjinit nga Policia.

Sipas dokumentacionit të rregullt dhe një pasaporte që u gjet brenda në jaht, ai është pronë e shtetasit turk Sevgin Yavuz, 53 vjeç.
Shtuar më 07/09/2019, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori