Ahmeti, kundër zgjedhjeve të parakohshme
Ali Ahmeti
Zgjedhje të parakohshme nuk do ketë derisa të përfundojnë projektet e filluara që janë në dobi të shqiptarëve, siç janë koridori i tetë, koridori i dhjetë dhe ndërtimi i hidrocentraleve. Kështu ka theksuar kreu i BDI-së Ali Ahmeti, gjatë takimit të sotëm me banorët e fshatit Forinë të Gostivarit.

“Unë kam biseduar me partitë opozitare, dhe kam qenë shumë i hapur dhe transparent si me maqedonet ashtu edhe me ato shqiptare, dhe i kam pyetur shumë sinqerisht a e kanë përnime apo jo. Kur unë i kam pyetur e pash që ato janë frikuar që të mos them unë- keni vendos për zgjedhje, hajde shkojmë-. Ky vend nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohëshme momentalisht, sepse po ballafaqohemi me ca tema shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë” tha Ali AHmeti / kryetar i BDI-së.

Ahmeti më tej ka garantuar se në procesin e ardhshëm të regjistrimit do të përfshihet çdo banor i Maqedonisë, pa marrë parasysh se ku jeton, dhe që së paku një herë në vit frekuenton vendlindjen e tij.

“Asnjë qytetar nuk do mbetet jashtë regjistrimit pavarësisht ku punon dhe ku jeton përkohësisht, cdo shqiptarë banorë që një herë e më shumë brenda vitit hynë në vendin ku jeton dhe ka pasurinë dhe shtëpinë , ai regjistrohet nga i afërmi më I afërt I moshës madhore. Dokumentat duhet ti disponojë, qertifikatë lindjejenumrin amë” tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Lideri i BDI-së porositi partitë politike shqiptare që të mos politizojnë temat me rëndësi madhore për shqiptarët, meqë shkaktojnë ngecjen e proceseve politike në vend.
Shtuar më 03/01/2011, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori