Ahmeti i dhuron Venizelos “përkrenaren” e Skëndërbeut
Gjatë vizitës së djeshme në Athinë lideri i BDI-së Ali Ahmeti është takuar me ministrin e jashtën grek Evangelos Venizelos, të cilit i ka dhuruar një kornizë ku është e punuar përkrenarja e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu.

Siç njofton Zhurnal, nuk dihet se çfarë vlere ka kjo dhuratë për ministrin e jashtëm grek Venizelos, por mësohet se Ahmeti i ka shpjeguar atij se dhurata ka të bëjë me figurën më të madhe, heroin kombëtar të shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori