Ahmetaj: Meta i hodhi benzinë zjarrit, tani është koha të reflektojë
Kreu i komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetja, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës së sotme, ka theksuar se zgjedhjet do të mbahen pikërisht në datën 30 qershor.

“Duke tentuar të dilte mbi palët Presidenti u bë palë. Kjo që ai bëri është t’i hedhësh benzinë zjarrit, është në dëm të demokracisë. 30 qershori është data e gjithë shqiptarëve, fatmirësisht KQZ mori vendimin e duhur. Në 30 qershor do ecim drejt kutive të votimit. Është kohë për reflektim, patjetër, është koha të reflektojmë për një krizë artificiale të krijuar nga ata që lanë mandatet”,- tha Ahmetaj.

Ndër të tjera ai i drejtoi edhe disa pyetje Presidentit: “Kur dogjën mandatet deputetët e opozitës pse ju si President nuk ndërhytë për t’i ndaluar që të mos i digjnin e të mos prishej imazhi i vendit”.

Shtuar më 13/06/2019, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori