Ahmetaj ironizon programin e PD-së: Falimenton Shqipëria për dy vjet
Ministri Arben Ahmetaj në konferencën e sotme për Rindërtimin, ka ironizuar programin ekonomik të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Ahmetaj tha se me rikthimin e taksës së sheshtë do të humbisnin shtresa e mesme, ndërsa shtoi se i duken premtime si në kohën e firmave piramidale. Sipas Ahmetajt me këtë program ekonomik Shqipëria familenton që në vitin e dytë të mandatit të parë të PD-së.

“Progresiviteti është në favor të klasës së mesme dhe shtresës që ka të ardhura të ulëta. Rikthimi i takës së sheshtë bën tre gjëra mes të tjerave; ngarkon klasën e mesme dhe pjesën që ka të ardhura më të ultë me më shumë taksa dhe liron dy grupe nga një shifër e konsiderueshme. E mbani mend debatin për devidentin. Nëpërmjet taksës së sheshtë ikin 530 milionë dollarë do të duhet të ikin nga buxhetim, për ndihmën ekonomike, për shëndetësinë dhe rindërtimin dhe të shkojnë në xhepat e kompanive të mëdha, Arsyeja është fare e thjeshtë; është filozofi e dy forcave të mëdha politike, tek njëra që e mbështet progresivitetin dhe një që fokusohet tek 3 %. I gjithë ky interesim për oligarkët është bolori politike. Janë 140 mln dollarë në vit, ku ky draftprogram i kalon nga spitalet e ndihma ekonomike, i kalon kompanive të mëdha. Sinqerisht, kryeministër me lejen tuaj, për mua është habi e madhe është ulja nga 24 në 18 e kontributit. Kjo për çdo profesionist do të ishte habi ekstreme dhe e pakuadruar në shifra. Kjo do të thotë se shqiptarët në një ditë mos të kenë mundësi që të marrin pension.

Kjo është tallje, gënjeshtër, me gjithë korrektesën që përpiqem që të kem unë me këtë çështje serioze. E çon deficitin e skemës së pensioneve në gati 830 mln dollarë dhe prish komplet reformën. Nëse kontribuoni sot, ju nuk jeni të garantuar për pensionin. Kemi dhe të gjitha heqjet e taksave. Po jua them me gjuhë të thjeshtë. Ky program të funksiojnë do të duhet të rritet ekonomia me 25% dhe të ardhurat me 20 përqind. Në trajektoren normale të rritjes së Shqipërisë, praktikisht vendi falimenton në vitin e dytë të një mandati potencial por të pamundur të këtyre. Seriozisht më kujtohet ajo platforma e dikurshme e qeverisë dikurshme, e partnerizuar me Suden; “Me ne fitojnë të gjithë”, dhe pastaj humbet e gjithë Shqipëria”. E dini se që do të duhet të shkonte borxhi përtej 90%. E dini ë shtesë në treg duhet të ketë 3.4 miliardë për operacionet. Nga do i marrin?! Do prodhojnë para tek SHQUP. Ndjesë, por mungon serioziteti. 23 % fillon aplikohet me një pagë 4 mln leke të vjetra.”, tha Ahmetaj.
Shtuar më 02/02/2021, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori