Ahmadinejad: SHBA do të pendohet nëse na sulmon
Presidenti i Iranit ka deklaruar se qeveria e tij është e gatshme të përballet nga një sulm i mundshëm nga SHBA edhe pa ndërtimin e bombave atomike.

Në një deklaratë për Agjensinë Iraniane të Lajmeve, Ahmadinejad u shpreh se “Irani nuk ka nevojë për bomba”, por shtoi që SHBA do të pendohej rëndë për çdo ndërhyrje të mundshme ndaj vendit të tyre.

”Nëse SHBA dëshiron të përballet me kombin e Iranit, ju garantoj që përgjigja jonë popullore do ta bëjë të pendohet rëndë. Gjithashtu, ata gabohen rëndë nëse mendojnë që duke ushtruar presion mbi ne do të ndryshojnë situatën nëpër botë. Ata thonë që jemi duke ndërtuar një bombë bërthamore, por ne nuk kemi nevojë për armë të tilla. Ajo për të cilën kemi nevojë është të veprojmë qetësisht dhe me logjikë”, u citua Ahmadinejad në median vendase.

Të enjten e shkuar, Presidenti i Izraelit, Simon Peres, pranoi në një të përditshme se “lufta me Iranin është një mundësi reale”. Ai shtoi se “ekziston përshtypja se ata janë gjithmonë e më pranë ndërtimit të bombës”./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori