Agron Tufa kërcënohet nga Spartak Braho: Nëse i ndodh gjë familjes time...
Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ka lëshuar një sërë akuzash ndaj shkrimtarit Agron Tufa.

Tufa prej vitesh mbanë postin e Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe pikërisht studimet në këtë Institut kanë bërë që Braho të reagojë ndaj tij madje duke kërkuar edhe shkarkimin nga detyra.

Sipas Brahos ky institucion është shndërruar në institucion të Ballit Kombëtar.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë Tufa. Ditën e sotme shkrimtari feston ditëlindjen dhe pikërisht akuzat e Brahos i ka konsideruar si një "dhuratë nga përfaqësuesi i zi ish sigurimit".

"Miq të nderuar,
Dhuratën më të çmuar sot për ditlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash perfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit!" shkruan Tufa në postimin e tij.

Së fundmi në një intervistë për syri.net, Agron Tufa është shprehur se ndihet i kërcënuar nga Braho.

Ndër të tjera ai ka thënë se Braho do të mbajë përgjegjësi nëse i ndodh gjë atij apo familjes së tij.

Gjithashtu Tufa ka deklaruar se kërcënime ka patur edhe herë të tjera kur u fol për ndalimin e filmave të komunizmit.

Sipas shkrimtarit këto kërcënime vijnë pas studimeve në institutit që ai drejton dhe kërkimet për ish-sigurimin e Shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2019, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori