Aksidenti tragjik në Kosovë, foshnja 6 muajshe ndërron jetë në spital

Shkon në dy numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik i ditës së djeshme në Kamenicë të Kosovës.

Mediet në vend rapotojnë se ka ndërruar jetë foshnja 6 muajshe që u lëndua bashkë me nënën, e cila ndodhet në spital.

Gjithashtu në spital ndodhet edhe pasagjeri tjetër 20-vjeçar, i cili mori lëndime të rënda trupore nga aksidenti i djeshëm.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot, me datën 25.02.2023 ka pranuar informatë se në Qendren Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plageve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndrruar jetë edhe një person i moshes rreth një vjeçare. Trupi i pajetë i viktimes me urdhe të Prokurorit të Shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, ka thënë  Valon Osmani nga Policia e Rajonit të Gjilanit.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës./albeu.com/