Agim Doçi i bën premtimin e madh Ndocajt: Do të jap 7 mijë vota
Në emisionin 360 gradë në "Ora News" poeti Agim Doçi për kandidatin e vetëshpallur të Lezhës, Eduard Ndocajn ka deklaruar se dëshiron ta fitojë ai Bashkinë e Lezhës pasi është bio. Ai është shprehur se do t’i japë minimumi 7 mijë vota atij nga kushërinjtë e tij që ka në Mirditë pasi është njeri i punës.

Sa dua unë të zgjidhesh ti kryetar Bashkie nuk do kërkush. Për shumë arsye, se je origjinal, je bio, s’ke omgj, je njeri i punës që je shquar edhe jashtë territorit me punë të ndershme. A ke pregatitur staf që këtë pushtet që ka zpatuar çdo gjë sepse gjykatë të lartë nuk ke, kushtetuese nuk ke, kolegj zgjedhor nuk ke. Atë ditë që kam parë Kujtim Gjuzin në Parlament ka qenë ndër të paktat ditë të mijat të lumtura sepse edhe ky është bio. Pavarësisht se me humor i them Kujtim, a mban mend në fëmijëri se mos të ka rënë kali me shqelm mor burrë. Po ta them fjalë burrat 7 mijë votash i ke prej meje, se i kam krejt kushërinjtë prej Mirditës deri aty. Do ja jap sepse është njeri i punës.
Shtuar më 04/06/2019, ora 08:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori