Afati i fundit për kreun e SPAK, zbulohet kandidatura e dytë pas Arben Krajës
Sot është afati i fundit ku kandidatët për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) duhet të paraqesin kërkesën për interes.

Dy kandidatët e parë janë Arben Kraja dhe Edvin Kondili, ku bashkë me kërkesën kanë shprehur edhe vizionin për një ProkuroriPosaçme Antikorrupsion funksional dhe efektiv.

Pritet që interes të shprehë edhe prokurori tjetër Altin Dumani.

Më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, të cilët ashtu siç ndodhi edhe me Prokurorin e Përgjithshëm do ti nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin platformën e tyre.

Pas marrjes së detyrës kreu i SPAK do të zgjedhë drejtuesin e byrosë kombëtarë të hetimit strukture kjo që do të funksionojë njëkohësisht me SPAK. Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë detyrën pas zgjedhjes së kryetarit duke marrë në dorëzim rreth 300 dosje nga Krimet e Rënda.
Shtuar më 10/12/2019, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori