Mjeku italian bën thirrjen e fortë: Vendosni maska, bëjeni pjesë të rutinës!

“Mos dilni nga shtëpia pa vendosur maskën në fytyrë…”

Stefano Rusconi, doktor dhe profesor i Universitetit Shtetëror të Milanos në Itali, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me maskat.

Ai shkruan se maska duhet të kthehet në një ves për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur të tjerët nga koronavirusi.

“Bëni që ajo të përmbahet mirë në fytyrë. Dhe për burrat unë rekomandoj: pa mjekër për një kohë”, tha Rusconi, shkruan La Repubblica.

“Ajo duhet të bëhet një gjest automatik si kur hyni në makinë dhe vendosni rripin e sigurimit: përpara se të dilni nga shtëpia vendosni maskën tuaj”, vijoi ai. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2020 20:51