Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana
Ademi tha se ajo që u bë sot në
Shkodër do të
zhbëhet.
Në fjalën e saj para qytetarëve pas konstituimit që PS bëri për
këshillin bashkiak,
Ademi garantoi se do të vazhdojë të jetë kryetare e bashkisë derisa të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Mënjëherë pas përfudimit të mbledhjes ka ardhur edhe reagimi i parë nga socialsitët. Deputetit Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale, përgëzon zgjedhjen e këshilltarëve të rinj dhe shkruan se për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri “institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar.”
Ndërkohë në
Shkodër situata vazhdon të jetë e tensionuar. Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë, madje kanë sulmuar dhe deputetin e Partisë Socialiste, Tom Doshin.
Shtuar më 19/08/2019,
ora 13:14