Abuzim me tenderat, arrestohet ish-juristi i Ministrisë së Drejtësisë
Ish-juristi në Ministrinë e Drejtësisë, Lysien Ali i cili prej pesë ditësh ishte shpallur në kërkim, është arrestuar nga Policia.

Ai akuzohet për abuzim me tenderët miliona eurosh në këtë institucion.

Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal të arrestit me burg, masë e ekzekutuar këtë të hënë nga efektivët e policisë.

Sipas policisë Lysien Ali është i akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Gjithashtu në pranga janë vënë Juliana Hoxha ish- sekretare e Përgjithshme (për të u vendos arrest shpëpiak), Aurel Lamçe, drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe dy specialistë IT, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori