Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sherif Metushi, 28 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë 28-vjecari.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Albeu.com/