Abaz Dogu mbulon fytyrën nga turpi në gjykatë, sot merret vendimi për përdhunuesit e të miturës

Përdhunimi i vajzës 15 vjeccare në Babrru të Tiranës, ka tronditur gjithë Shqipërinë.

Të akuzuarit për veprën e rëndë, Abaz Dogu dhe tre të rinjtë ndodhen aktualisht në gjykatën e Tiranës për dhënien e masës së sigurise.

Siç duken edhe nga pamjet, fillimisht në sallë janë futur Abaz Dogu dhe Klajdi Poçi, të cilët mbajnë kokën poshtë, duke mbuluar fytyrën me duart e tyre për të mos u filmuar nga kamerat.

Dogu, Poçi dhe dy të rinj të tjerë që janë nën moshë, akuzohen se përdhunuan për një kohë të gjatë një 15 vjeçare në zonën e Babrrusë në Tiranë duke e shantazhuar përmes publikimit të videove intime dhe shkrimin e emrit në muret e pallateve të lagjes.

Të katërt ata u arrestuan pak ditë më parë dhe sot pritet që gjykata të japë masën e sigurisë.

Shtuar më 02/06/2020, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori