Përfundon takimi i palëve të Dembele dhe Barcelonës, zbulohet e ardhmja e francezit

Ka përfunduar takimi mes agjentëve të Ousmane Dembele dhe barcelonës për të diskutuar rinovimin e kontratës.

Siç raporton “Sport”, klubi nuk ka paraqitur një ofertë të re, ndërsa agjentët kanë ripërsëritur se në kushtet aktuale lojtari nuk do të rinovojë.

Anësori francez ka disa oferta në tavolinë, por është në pritje të një sinjali afrimi nga katalanasit, të cilët nga ana tjetër janë të detyruar nga fair-play financiar të vendosura nga La Liga.

Palët i kanë dhënë vetes edhe disa ditë kohë për të marrë një vendim përfundimtar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.06.2022 21:53