A po e drejton Vangjushi bashkinë...nga kafja përballë?!
Pas dorëheqjesValbona Sakos, Vangjush Dako duket se është rikthyer fuqishëm në Bashkinë e Durrësit. Në fakt zyrtarisht bashkia drejtohet nga n/kryetari Zhulien Varfaj, pas dorëheqjesValbona Sakos.

Por ajo që bie fort në sy është prezenca e Vangjush Dakos. Ai u shfaq fillimisht brenda ambienteve të bashkisë, pikërisht ditën kur Sako u largua… Ndërsa çdo ditë shihet të qendrojë në kafenë që ndodhet vetëm 100 metra larg bashkisë.

Dhe jo vetem afërsia me objektin por edhe personat me të cilët qendron ngrenë dyshimet për rolin e tij. Abc News sjell foton e Dakos në kafe me ministrin fuqiplotë, Bledi Çuçi i cili u caktua nga Rama në krye të grupit të emergjencës.

Po kështu në tavolinë me ta është dhe miku i ngushtë i Vangjushit, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela. /abcnews.al/
Shtuar më 04/12/2019, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori