A kanë dështuar protestat e PD-së? Ja përgjigja e Bashës...
Lulzim Basha i ftuar në emisionin "Opinion" ka sqaruar faktin se përse në PD ka dy linja të denoncimeve, ku nga njëra anë kemi partinë dhe nga ana tjetër Berisha.

Kreu i PD tha se partia opozitare po denoncon pa rreshtur dhe se asgjë nuk ka dalë e gënjeshtërt nga denoncimet e kryera.

Ai vlerësoi figurën e Sali Berishës duke thënë se ish kryeministri denoncon mbi mesazhet që ia përcjellin qytetarët.

Lidhur me protestat e PD-së dhe faktin se ata kanë dështuar apo jo, Basha tha se do të vazhdohet fuqimisht me protesta në të gjitha qytetet e Shqipërisë. /Albeu.com/
Shtuar më 05/05/2016, ora 21:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori