A ka përgjime që po i përdor për shantazh? Flet Saimir Tahiri
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pyetur nëse disponon përgjime të politikanëve të tjerë, të cilat mund t’i përdorë për shantazh, siç është folur në media por edhe nga figura të rëndësishme opozitare.

Tahiri e mohoi kategorikisht një gjë të tillë dhe tha se historia me përgjime dhe shantazhe është “fyese” si për të por edhe për kolegët politikanë.

“Të ishte kështu si thua ti, do e kisha shumë kollaj, i hidhja përpjet në një sekondë”, u shpreh Tahiri në emisionin “Java”.

Pjesë nga intervista:

Do flisni nesër për materiale shtrënguese që flitet se keni dhe mund t’i përdorni për shantazh…?

Është fyese të vazhdohet kjo histori që unë shantazhoj njerëz me materiale, është fyese për mua se e kam bërë detyrën me aq besim sa që nuk kam patur kohë të merrem me këto pislliqe. Është fyese edhe për kolegët e mi, sepse i bie që këta paskan me çfarë të shantazhohen.

Të ishte kështu si thua ti, do e kisha shumë kollaj, i hidhja përpjet në një sekondë.
Shtuar më 20/09/2019, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori