Një arush “zbret” nga qielli, Einxhel merr surprizën që e la pa fjalë (FOTO LAJM)

Parashutat nuk kanë të sosur. Kësaj here ishte Dagz ai që vendosi të përdorë metodën e famshme të këtij sezoni për të surprizuar të dashurën e tij.

Einxhel pa të fluturonte një banderolë me fytyrën e saj, ndërsa parashutisti i hodhi një arush nga qielli.

Prej kohësh moderatorja kishte kërkuar një dhuratë nga Dagz, i cili duket gjithnjë i gatshmëm për ta përkëdhelur Shkirën.

“Duke e lumturuar atë,” – shkroi Dagz në Instagram me një foto të Einxhel në sfond.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Më 8 shkurt sezoni i parë i Big Brother Vip përfundon. Secili nga katër finalistët do të marrë 10 mijë euro. Nga 115 mijë euro që do të merrte fituesi, çmimi është ulur për shkak të takimeve që banorët kanë zgjedhur të bëjnë me miq e të afërm.


Shtuar 11.02.2022 10:57