A ka lidhje Alket Rizai me vrasjen e kryemafiozit grek?
Pëlqej
Vrasja e një prej emrave më të lakuar në botën e krimit në Greqi, ka bërë xhiron e mediave botërore.

Por ajo që e lidhte më shumë me vendin tonë, ishte "miqësia" me Alket Rizain.

Vasilis Stefanakos u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në makinën e tij në lagjen “Hajdari” të Athinës me 15 plumba.

Pas vrasjes së tij, ka reaguar vetë Aklet Rizai i cili ka folur njëherë e mirë mbi marrëdhëniet me Stefanakos.

“Të paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s’kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin.

Dyshimet bien mbi shqiptarin për shkak të lidhjeve të hershme me të.

Stefanakos ishte dënuar si porositësi i një vrasjeje të urdhëruar nga shqiptari Alket Rizai.

Të dy ata kanë qenë bashkëpunëtorë të arratisjes nga burgu të Rizait dhe një tjetër mafizoi grek të quajtur Vasilis Paleokostas. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori