Pas një mungese prej ditësh,
Andi është rikthyer më në fund në “PërPuthen”, e megjithëse ai sqaroi se kanë qenë problemet shëndetësore dhe angazhimet tjera që e mbajtën larg, në
studio ka patur jo pak aludime.
Gazetarja Elona Duro, e pranishme në
studio, tha se ka patur dyshime se ka patur një
krisje të marrëdhënies së tij me
Tean dhe se ka patur realisht një takim të Andit me Melisën.
Por i pyetur
nëse ka patur vërtetë një
krisje me
Tean,
Andi tha prerë: “Kurrë, nuk bëhet fjalë”
Ndërsa Tea u përgjigj: “Jo, unë e kam sqaruar, ne kemi komunikuar vazhdimisht, vetëm që nuk jemi parë këtu në emision”.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 21:28