A ka fobi antishqiptare në BE? Çfarë rrëfen Ambasadori Soreca
Duke iu referuar dy vlerësimeve pozitive nga Komisioni Europian, por në të njëjtën kohë pozicionimit kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE të disa prej vendeve anëtare, Blendi Fevziu e pyeti Ambasadorin Soreca nëse ekziston një lloj fobie antishqiptare në union.

Ky i fundit e hodhi poshtë këtë ide, por theksoi se ekziston një nevojë e qartë që Shqipëria të trajtojë disa çështje specifike që prekin disa shtetet anëtare

Kemi dy vlerësime pozitive nga Komisioni Europian dhe refuzim nga shtetet anëtare, është pak paradoksale.

“Është e drejta e shteteve anëtare që të marrin këtë pozicion”.

A ka fobi antishqiptare nga disa nga shtetet europiane që të marrin këtë pozicion? Është sepse vendet mendojnë ndryshe nga KE, apo sepse ka antishqiptarizëm, një fobi antishqiptare, në disa nga shtetet europiane?

“Jo, dua të jem shumë i qartë këtu, nuk ka albanofobi. Ekziston një nevojë e qartë që Shqipëria të trajtojë disa çështje specifike që prekin disa shtetet anëtare. Dhe pikërisht këtu BE po e ndihmon Shqipërinë, bashkë me shtetet anëtare të interesuara që t’i trajtojë këto çështje specifike.”

Soreca tha më tej se shpreson që qeveria shqiptare do të fokusohet në të gjitha çështjet e ngritura në raportin e Komisionit, në konkluzionet e Këshillit, shkruan tvKlan. Ambasadori i BE tha se duhen arritur rezultate, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje pozitive në Qershor.

“Te ne, BE, shpresojmë vërtetë se nëse do të ndodhë kështu, Shqipëria meriton të nisë negociatat e anëtarësimit, më qëllim që të përparojë më tej. Fillimi i negociatave do t’i japë aftësi shtesë qeverisë shqiptare, që të ecë përpara me reformat”.
Shtuar më 14/11/2018, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori