A janë shitur ambasadorët? Përgjigjet hapur Lubonja
I ftuar në “News24” analisti Lubonja pohoi se ambasadorët e ardhur në Shqipëri ndonjëherë kanë gabuar për interesa vetjake.

“Shit-blerjen duhet ta provojë, si provë. Mendoj më shumë sesa shiten apo blihen, çështja është nëse gabojnë apo jo. Kjo është çështje që ha debat. Ajo që di të them unë është se historia jonë që shumë herë kanë gabuar ambasadorët, edhe ata amerikane. Për shumë arsye, ndonjëherë edhe padashje.

Ndonjëherë edhe nga simpatitë, apo dhe nga interesat e shtetit të tyre. Për shembull në fillimet e demokracisë, ambasadori i parë i SHBA në demokraci mbështeste Berishës. Ai vazhdonte linjën e tij apo edhe italiani Paulo Foresti. Apo mjafton të kujtoni Arvizun, që për interesa të SHBA, donte të sillte demontimin e armëve kimike siriane.

Ai doli në media dhe foli për zhgënjimin e madh që mund të kishte SHBA nëse qeveria nuk e merrte këtë vendim. Ambasadorët kanë mbajtur një anë në këtë çështje. Pastaj pse janë korruptuar? Pse s’kanë besim tek opozita, këtë nuk e di. Rama ka pasur mbështetje politike. Flitet për Sorosin, për lobingje, pasi ai është i lidhur me Hillary Clinton”, tha Lubonja. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori