Pas masakrës së Parisit, rrjeti social
Facebook ka ofruar mundësinë që fotoja e profilit të mund të shoqërohet me ngjyrat e flamurit
francez.
Kjo në shenjë solidariteti me viktimat nga sulmi terrorist që ndodhi të premten në kryeqytetin
francez.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë thënë se përse
Facebook nuk vendosi
flamurin libanez, kur javën e kaluar në shtetin liban u vranë 43 persona nga një sulm kamikaz.
Shumë mendojnë se
Facebook në rastin konkret u tregua “hipokrit” dhe me dyftyrësi. /Albeu.com/
Shtuar më 15/11/2015,
ora 18:56