Eriksen “le pa fjalë” Conten

La Gazzeta dello Sport pretendon se ish mesfushori i Tottenham ka bindur trajnerin Conte gjatë rifillimit të stërvitjeve, dhe u shfaq në formë të shkëlqyeshme fizike për vazhdimin e sezonit.

Gazeta zbulon se Conte ka zgjedhur Eriksen midis titullarëve gjatë seancave të tij të para të stërvitjes taktike.

Mediumi shton se mund të shohim një rreshtim 3-4-1-2 me danezin pas Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit kur Interi udhëton në San Paolo për t’u përballur me Napolin.

Interi ka një punë të vështirë në ndeshjen e kthimit kundër Napolit, pasi ndeshjen e parë ka humbur 1:0.


Shtuar 4.06.2020 08:57